18 anarkistë ngritën flamurin e Katalonjës në Ambasadën spanjolle

18 anarkistë kanë përfunduar në pranga nga policia greke në Athinë pasi hynë me dhunë brenda Ambasadës spanjolle në kryeqytetin grek në shenjë proteste për mbështetjen e pavarësisë së Katalonjës.

Raportohet se të arrestuarit janë pjesëtarë të grupimit anarkist “Rubikon”.

Pas hyrjes në ambasadë, anarkistët u ngjitën në tarracë ku shpalosën një banderole të shkruar në spanjisht dhe greqisht.

Ata shpërndanë fletushka dhe parulla të ndryshme në mbështetje të shkëputjes së Katalonjës, mes tyre parullën e njohur të antifashistëve gjatë luftës civile të Spanjës, “No pasaran”.

Anarkistët kanë bërë thirrje për një tubim para Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë kundër arrestimeve dhe dënimit eventual të aktivistëve të tjerë.