9 gjëra që duhet të dini nëse keni lindur në 1990

Ishte një vit magjik, kjo dhe sepse keni lindur ti…

  1. Ke të njëjtën moshë me Jennifer Lawrence, Kristen Stewart dhe Emma Watson. Kjo do të thotë se vitin që linde ti, lindën dhe gra të forta dhe me një aftësi të madhe për t’i buzëqeshur jetës, dhe kjo sigurisht gjithashtu ndikon edhe te ju.

    Jennifer Lawrence
  2. Të jesh i lindur në vitin 1990 ka përparësinë për të bërë llogaritë më lehtë për sa i përket moshës (gjë që menjëherë shndërrohet në disavantazh kur filloni të ndjeheni “i vjetër”). 
  3. Në vitin 1990 publikohet Vogue, një nga këngë më të dashura dhe më të njohura të Madonës, e cila është gjithashtu zuri vendin e pare në klasifikimin botëror. Në video, Madona vallëzon me një stil të quajtur, voguing, i cili më pas u bë mënyra e vallëzimit në vitet nëntëdhjetë. 
  4. Në të njëjtin vit një tjetër këngë preku të gjitha nivelet e renditjes botërore. Ajo ishte një këngëtare krejt ndryshe nga Madonna, me flokë të rruajtur dhe zë të fuqishëm. Bëhet fjalë për Sinead O’Connor me “Nothing compares to you”. Dhe edhe nëse nuk e mbani mend atë këngë në vitin që u publikua, ta dini që shoqërohej nga lotë adoleshentësh. 
  5. Keni lindur në vitin kur Macaulay Culkin ose Kevin McCallister qëndroi i vetëm në shtëpi për Krishtlindje. Epo po, filmi “Mami kam humbur avionin” është mosha juaj! 
  6. Ditëlindja juaj ishte një kohë fatsjellëse për kinemanë, për shkak se atë vit dolën disa prej filmave më të dashur të të gjitha kohërave: “Ghost”, “The Godfather III” dhe … “Pretty Woman”!
  7. 1990 është një vit që ka ndryshuar literaturën globale përgjithmonë. Po, sepse në vitin e lindjes suaj J.K. Rowling pati idenë e shkrimit të një romani rreth një magjistari të vogël me emrin Harry Potter ndërsa ishte në një tren nga Mançesteri në Londër. 
  8. Meshkujt më të mëdhenj se ty do të thonë se ke lindur në vitin kur zhvillohej kampionati i futbollit për Kupën e Botës.
  9. Në vitin kur ke lindur ti, kukulla jonë e preferuar Barbie, ka qënë veshur me ngjyrë rozë.

/cosmopolitan