Ahmetaj: Unë paskam ngrënë dru? Do më shijonte nga populli i Kavajës

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, ka hedhur poshtë pretendimet e Bashës se ai kishte pësuar humbje në Kavajë. Në fjalën e marë në Kuvend, ai tha se Basha, gishtin duhet ta drejtojë nga vetja.

“Paskam ngrënë unë dru? Do më shijonte druri nga populli i Kavajës, nëse do ishte e vërtetë. Dru hëngrët ju dhe atë gishtin lart mos e ngrini.

Gishtin Basha ta drejtojë nga vetja. Mos ju duhet, si dihet. Ju keni administrator, monumentin shumë dimensional të dështimit institucional.

Administratorit do ia përmend në vazhdimësi. Nuk kam mbaruar, jam ministër”, tha Ahmetaj.