“Arrest me burg” për një nga tre skafistët që do trafikonin 1.3 ton kanabis

“Arrest me burg” ka qenë masa e caktuar sot për Nertil Shehun, një nga tre skafistët e dyshuar që do të trafikonin 1,3 ton kanabis nga Plazhi i Gjeneralit në muajin korrik. Lidhur me këtë rast, nga ana e policisë janë shpallur në kërkim dhe dy persona të tjerë, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, kjo për shkak të sekretit hetimor.

Për llogari të këtij hetimi, në 14 korrik u arrestuan dy vlonjatët, Arvis Muçaj dhe Aristotel Kasaj. Sipas policisë, Kasaj rezulton pronari i mjetit “Land Rover” ku u gjetën 300 kilogramë drogë. Gjithashtu në pranga ra Joni Sadikaj, Roland Hysenbelliu dhe Kejvi Hajdari.