Artan Hoxha lëshon bombën e radhës: Persona me imunitet politik ishin prezentë kur u arrestua Keçi

Gazetari Artan Hoxha ka hapur letrat sot në emisionin “Opinion”, duke dhënë disa fakte të cilat lidhen me arrestimin e Durim Keçit.

Ai ka thënë gjatë mbrëmjes së sotme se prangosja e Keçit ka shqetësuar persona me pozicione të larta në qeverinë e Edi Ramës, por edhe persona me imunitet.

Hoxha ka shtuar se pas arrestimit të Durim Keçit ditën e djeshme, në Policinë e Durrësit kanë mbërritur persona me imunitet dhe me pozicione të larta. Sipas tij, ky arrestim ka ngritur shqetësim.