Basha: E përjashtuan Nokën se do publikonim fakte për lidhjet e Ramës me krimin

Sipas kreut të PD-së Lulzim Basha, Gramoz Ruçi përjashtoi Flamur Nokën dhe ndërpreu seancën, pasi opozita do të publikonte në parlament fakte për lidhjet e kryeministrit Edi Rama me krimin e organizuar.

“Të gjitha këto banda kanë sot kontrollin e Shqipërisë sepse kanë aleancën e Ramës. Opozita është e gatshme ta faktojë para qytetarëve lidhjen e tij personale të Edi Ramës me krimin. Kjo nuk është metaforë. Edi Rama e di këtë sepse ne ekemi paralajmëruar. Vendi për ta treguar është aty. Lus çdo media dhe gazetar të ndershëm të thotë të vërtetën siç është”, deklaroi Basha.