Basha: Kam vërejtje për ambasadorin Lu, ai hapi gojën pas zgjedhjeve!

Kreu i opozitës Lulzim Basha gjatë fjalës së tij në Kuvend, ka replikuar ndaj Ramës duke thënë se Rama është njësh me krimin.

Ndër të tjera Basha rrëfen edhe vërejtjen që ka për ambasadorin Lu.

“E nëse kam një vërejtje për ambasadorin Lu është që e hapi gojën pas zgjedhjeve, por më mirë vonë se kurrë”, tha Basha.