Basha: Peshku më i madh është vetë Rama, kriminelët drejtojnë vendin

Si rrallë ndonjëherë, Basha jo vetëm ka ngritur tonet, por ka folur edhe me emra lidhur me personat e implikuar me kryeministrin Rama. Kreu demokrat, Lulzim Basha, në një lidhje direkte për “Opinion”, ka folur për përjashtimin e deputetit Flamur Noka dhe për denoncimet e opozitës për krimin. Duke e cilësuar si një instrument të ngritur nga Rama, ai shtoi më tej se kjo nuk është gjë tjetër veçse një përpjekje e kryeministrit, për të bllokuar punimet në Kuvend.

“Sot në Shqipëri nuk sundon qeveria, kontrollin nuk e ka shteti, por kontrollin e ka krimi. Edi Rama është ballafaquar me çështjet e krimit nga opozita.

Edi Rama i ka kërkuar Ruçit një strategji, për ti mbyllur gojën opozitës. Ruçi po shkel rregulloren me kartonët. Berisha ka marrë fjalën për ligjin për minoritetet, Rama ka folur me një fjalor rrugaçëror për Berishën.

Noka ka kërkuar në emër të grupit për të proceduar. Ruci jo vetëm që ka shkelur rregulloren, por e çoi në përjashtim për çfarë? Për ti ikur debatit, ballafaqimit që kemi 2 javë që e kërkojmë”, tha Basha.