Basha publikon fotot: Ja krimineli i lidhur me Ramën dhe ministrat e PS-së

Ashtu siç tha edhe më herët, Basha ka denoncuar lidhjet e Edi Ramës që, sipas tij, ka me krimin. Sipas Bashës, kjo është një provë ku tregohet koalicioni i Ramës me krimin.

Basha ka publikuar në emisonin ‘Opinion’ fotot e të arrestuarit një ditë më parë, Durim Keçi, ku tregohet lidhja e tij me Ramën. Ai është shprehur se ai e ka ndihmuar Ramën për të fituar zgjedhjet në Durrës.

Madje Basha ka publikuar fotot ku Keçi duket i shoqëruar me ministrin Blendi Klosi dhe në një tjetër foto ku i arrestuari bën fushatën e PS-së.

“Gjatë zgjedhjeve, Durim Keçi është vënë në shërbim të Edi Ramës. Le të vijë ta mohojë ai dhe shkojmë të shikojmë tabulatët. Pse është arrestuar tani?

Ai i tha se “Nuk ka birë nëne që të ekstradojë ty në Itali sa të jem unë kryeministër”. Nuk e dimë nëse mund të ekstradohet, sepse mund të humbasë rrugës. Me këtë njeri e ka marrë pushtetin Rama dhe Vangjush Dako”.