Basha: Rama është mjeshtër për përzgjedhjen e kriminelëve. I lë mes rrugës sapo gjen një më të fortë

Kreu demokrat, Lulzim Basha, gjatë gjithë mbrëmjes i ka mëshuar fort faktit se kryeministri Rama, me mjaft mjeshtëri i përdor njerëzit e krimit para zgjedhjeve dhe kur mer pushtetin, ai endet drejt kërkimit të një personi tjetër me më shumë pushtet.

Ishte kjo deklarata e rëndë që ai përcolli gjatë mbrëmjes së sotme, teksa ishte i ftuar në emisionin “Opinion”.

“Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes levave që zotëron në Policinë e Shtetit, nuk vendos të dhënat e shumë personave me precedent penal në sistem, duke bërë të munduar mos arrestimin e tyre nga Interpoli”.

Lajmi është konfirmuar nga kreu i PD-së, Lulzim Basha, sonte në studion e emisionit “Opinion”, ndërsa theksoi se një procedurë e ngjashme është vepruar edhe me Mark Frrokun, ku më pas arrestuan edhe shefin e interpolit, për fshehje të dhënash.

Sipas tij, pse menjëherë pas zgjedhjeve Durim Keçi u arrestua?

Basha: Ekziston një arsye tepër e thjeshtë, ai i përdor përpara zgjedhjeve, mori votat, ndërkohë u mbështet edhe një klan tjetër kriminal, i cili u bë akoma më i fuqishëm se klani i Durimit dhe pasi u përdor për votat dhe pasi u gjet para një farë presioni, e arrestoi.