Basha: Rama njësh me kartelet e drogës, të enjteve lëshon cubat për të na kërcënuar

Gjatë mbrëmjes së sotme, Basha ka folur për familje mafioze në vend, të cilët funksionojnë me urdhër të Ramës.

Ai ka folur për kartelë të drogës, të cilët kanë jetëgjatësi pas marrjes së pushtetit nga vetë kryeministri Rama.

Basha tha se këto emra dhe familje mafioze që ka denoncuar gjatë kësaj kohe, kanë shantazhuar opozitën dhe liderin e saj.

“Rama të mërkurën hedh cubat, për të kërcënuar opozitën dhe të enjten lëshon Gramoz Ruçin ti mbylli gojën opozitës. Kjo është e rëndë”, tha ai.