Batutat pikante/ Berishën e kap malli për Ramën…Noka do na hidhet nga ballkoni

Rama ka ironizuar sot marrëveshjen e 18 majit me liderin e PD-së, ndërsa afër tij për t’i zënë vendin në foltore i është afruar Basha. Përmes batutave, kryeministri u shpreh se Bashën e kapi malli kur iu afrua. Po ashtu, ai me humor iu drejtua Berishës se vetëm atij mund t’ia jepte fjalën në Kuvend, pasi kishte frikë se mos deputeti Flamur Noka hidhej nga ballkoni i selisë së PD-së.

“Lërini fotografitë nga mitingjet. Personi që keni nxjerr me Klosin, ishte në çadrën e lirisë dhe aty ka dalë me deputetët tuaj. Ça do them tani?

Jeni ju të inkriminuar? Turp kush na sheh, na vjen zor. Bëni një eksperiment se ça do flasim ne nëse heqim nga goja fjalën; drogë, kriminelë.

Ikni, ikni, o çuna, nuk kam mbaruar. Ulu atje. Sali ti e di…shiko…e di pse..Sali, malli është njerëzor, është ndjenjë njerëzore. E kapi papritur një mall dhe erdhi përballë dhe s’mund ta lija para teje Sali.

Fjalën e atij vetëm ti mund ta marrësh. Para teje atij s’ja lija faljen. Fjalën tende s’ja jap njeri. Se na hidhet Flamuri nga ballkoni i SHQUP-it po s’ta dhashë tani. 5 minuta mbledhje grupi, që të vendosi kujt do ia jepni fjalën”, tha Rama.