Berisha: Olsi Rama kaloi kufirin me makinë të përshtatur për transport droge më 10 tetor të vitit…

Kryeministri Sali Berisha ditën e sotme nga foltorja e Kuvendit ka akuzuar në mënyrë të drejtpërdrejtë  vëllanë e kryeministrit, Olsi Ramën si një nga kokat e bandës së Xibrakës.

Berisha ka treguar detaje që sipas tij janë kompromentuese për Olsi Ramën.

 “Olsi Rama është gjetur në sistemin TIMS të kalojë kufirin me makinë të përshtatur për transport droge më 10 tetor të vitit 2014. Kanë kaluar kufirin të gjithë ata që janë brenda, por Olsi jo, se është vëllai yt”, tha Berisha.