Berisha: Pse Rama kruhet kur flet?

Berisha ka thumbuar sot Ramën si përdorues kokaine. Sipas Berishës, sot shtrohet pyetja se pse kruhet Rama, ndërsa ai dha një përgjigje se për këtë e ka fajin kokaina. Duke qëndruar në të njëjtën linjë, Berisha tha se është i aftë që të shoh se ka edhe nga ata deputetë të tjerë të PS-së që e kanë provuar.

“Mediat shtrojnë sot një pyetje, e cila në pamje të parë ka dhe një aspekt gjysmë komik, por në të vërtetë mediat nuk e shtrojnë për komedi këtë pyetje.

Pse kruhet kur flet Edi Rama? Ka vetëm një shkak, dhe kjo është kokaina.

Lexoni që të gjithë, lexoni pak dhe ju. E keni provuar dhe ju këtu, e shof, Ju njoh në fytyrë. Lexoni të gjithë mbidozat e kokainës. Mund të thoni ju se kjo është një çështje personale”, tha Berisha.