Breshëri armësh drejt supermarketit në Suedi

Në Suedi, një sulm me armë ka ndodhur në një supermarket. Një person i armatosur ka qëlluar drejt njerëzve në një market, ndërsa ende nuk dihet nëse ka viktima nga ky sulm.

Ngjarja është shënuar mbrëmjen e së enjtes, në qytetin jugor të Suedisë, Trelleborg. Policia ka marrë nën kontroll situatën.

“Jemi njoftuar për të shtëna me armë dhe kemi ardhur menjëherë. Deri tani kemi konstatuar vetëm disa persona të plagosur dhe urojmë të mos ketë pasoja fatale”, tha një zëdhënës i policisë lokale.