Butrinti/Boçi: Kumbaro s’ka ku shkon, do kërkojmë dorëheqjen e saj!

Lidhur me lejen e dhënë për ndërtimin e një biznesi privat në brendësi të parkut arkeologjik të Butrintit, një reagim ka ardhur sërish nga ana e PD-së. Deputeti demokrat, Luçiano Boçi, ka deklaruar se opozita do kërkojë dorëheqjen e ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro.

I ftuar në emisonin “45 minuta”, Boçi tha se opozita do ndërmarrë hapa konkretë për largimin e Kumbaros. Ai tha se ministrja ka shkelur të gjitha ligjet për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

Boçi në komentin e tij është ndalur dhe tek një aksion i Partisë Demokratike. Ai theksoi se  nuk do të jetë thjeshtë me retorikë politike, por një veprim i qartë, që do të kërkojë  largimin e Kumbaros nga drejtuesja e Ministrisë së Kulturës.