Carlo Ancelotti do të rikthehet në Premier League

Carlo Ancelotti në sezonin e ardhshëm pritet të drejtojë në Premier League, por nuk është çudi që edhe gjatë këtij sezoni, në rast të ndonjë shkarkimi të trajneri, ai të ulet në një prej stoleve të skuadrava që i japin tonin kësaj lige.

Strategu italian, Carlo Ancelotti ka konfirmuar se do të pushojë deri në verën e ardhshme pas shkarkimit nga Bayern Munchen. Sipas tabloidit britanik “The Sun”, për Ancelottin interesim kanë shfaqur skuadrat e mëdha si: Chelsea, Liverpool dhe Arsenal.

Ancelotti mund të rikthehet në Chelsea, në vend të Antonio Conte, i cili mund të largohet në fund të sezonit. Por, italiani shihet edhe si pasardhës i mundshëm i Jurgen Klopp dhe Arsen Wenger, të cilët në nuk i kanë pozitat e sigurta. Pra, verën e ardhshme me siguri që italianin do ta shohim në një prej këtyre skuadrave prestigjoze.