Çiljeta aktore? Detajet e filmit ku do ta shihni së shpejti

Shtatë persona që nuk njihen, gjenden për arsye të ndryshme, në të njëjtin supermarket në qytetin ku jetojnë, pesë minuta para mbylljes se tij. Pasi mbarojnë pazarin, e gjejnë veten në të njëjtin ashensor, dyert e të cilit mbyllen dhe nuk rihapen dot më.

Është ky subjekti i filmit ngjarjet e së cilit zhvillohen në Milano, një film  për të cilin Jetmir Pjetërnikaj ka nisur të punoje 7 vitë më parë, duke pasur një ide të qartë për “Floorless”.

“Fjala “Floorless” është një fjalë që në anglisht përdoret për të thënë ‘bazament” edhe e kam përdorur, sepse filmi ka pikërisht të njëjtën strukturë. Është një trillim i një personazhi që nuk i jep  gjerat siç janë, por i trillon. Filmi flet për një të burgosur që tregon të vërtetën e vet, por e trillon, sepse presupozohet që të burgosurit nuk e tregojnë asnjëherë të vërtetën gjer në fund te historisë te ngjarjes”, thotë regjisori Jetmir Pjeternikaj.

Bjordi Mezini, Çiljeta Xhilaga, Giuseppe Di Coste, Santo Cuzzuto etj sjellin trillerin qe zgjat 82 minuta.

“Roli im në këtë film është i një nëne shtatzënë, që gjendet në një ashensor, jam e vetmja femër në fakt dhe aty personazhet pësojnë si të thuash një stres psikologjik nga një njeri që nuk është mirë nga gjendja mendore. Vështirësia më e madhe në film ka qenë fakti që ka qenë dimër në atë periudhë dhe ishim në një ashensor me orë e orë të tera që xhironim dhe ishte shumë, shumë ftohtë. Ishte ajo pjesa e barkut pastaj qe duhet ta hiqja e ta vija jaëtekun shpeshherë”, thotë Çiljeta Xhilaga.

“Floorless” do ta ketë premierën në kinematë shqiptare më 19 tetor. top-channel