Detyrimet ligjore/ ISHTI ndërmerr masa vetëm për 16 subjekte

Në shtator Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial ka marrë masa administrative vetëm ndaj 16 subjekteve si rezultat i mospërmbushjes së detyrimeve ligjore që  janë hasur gjatë kontrolleve. Ky është numri më i ulët i gjobave që është vendosur prej muajsh nga ky Inspektorat që të paktën në vetë kaluan edhe 60 masa në total.

Masat administrative të shumta erdhën në verë edhe si rezultat i një aksioni që u përqendrua sidomos në strukturat që ofrojnë shërbime në zonat turistike dhe në fokus ishte pjesa e instalimeve dhe parametrave të depozitave të gazit.

Konkretisht subjektet e gjobitura janë subjekte që operojnë në fushën e tregtimit të gazit, naftës në akse të ndryshme të vendit.

Totali i gjobave të shtatorit kap vlerën 4.2 milionë lekë ndërkohe që masat më të larta janë vendosur për mosplotësimin e kushteve teknike, konkretisht një subjekti në vlerën 1 milionë lekë.

Mosrespektimet e tjera ligjore që kanë detyruar ISHI-n të aplikojë masat administrative lidhen me mungesë dokumentacioni, moskryerje e inspektimit teknik mos regjistrim të pajisjeve në Inspektorat sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.

Në listën e kompanive të gjobitura bie në sy edhe një nga nënkontraktorët që ushtron aktivitet në emër të një prej koncesionarëve më të rëndësishëm në sektorin hidrokarbur në vend. Edhe në këtë rast masa ka ardhur si rezultat i mos regjistrimit të pajisjes. /Monitor