Dritan Prifti përcillet për në banesën e fundit

Ditën e sotme janë kryer homazhe për nder të ish-ministrit Dritan Prifti i cili u nda nga jeta ditën e djeshme nga një sëmundje e rëndë.

Prifti u nda nga jeta në moshën 49-vjeçare.

Homazhet janë kryer në Muzeun Historik Kombëtarë nga miq dhe familjarë të cilët i kanë dhënë lamtumirën e fundit.

Në homazhe morën pjesë miq dhe dashamirës, ndër ta Gramoz Ruçi, Anastas Angjeli, Tom Doshi etj.

Deputetit Tom Doshi ka shoqëruar mikun e tij, deri në banesën e fundit.