E premte 13 Tetor/ Jeta e natës në Tiranë

Pjesë e eventeve dhe “Axhendës së Javës” janë dhe eventet muzikore në një nga clubet më të mëdha në Tiranë, Folie Terrace.

Si çdo fundjavë, Folie sjell këngëtarë të cilët duke kënduar live, i japin një emocion të ri publikut muzikëdashës që shijojnë hitet më të fundit, direkt në skenën e madhe të clubit.

Këtë të premtë më datë 13, këngëtarja kosovare Ohridea Latifi ose e njohur ndryshe me emrin e artit si Kida, do të ngjitet për të kënduar hite si “M’ke rrejt”, “O’najr”, bashkëpunimin e suksseshëm me Mozzikin “Premtimet”, “Uh baby” me Xhensila Myrtezaj dhe shumë e shumë hite të tjera. Pjesë e OnRecords, Kida me energjinë e saj do t’ju ofrojë mjaft kënaqësi për të këcyer nën ritmet e nxehta të muzikës së saj.

Dj i njohur resident i Folie Terrace, Mickey, do shoqërojë këngëtaren dhe do luajë për ju muzikën më të mirë dhe hitet e momentit.