E shtunë 14 Tetor/ Jeta e natës në Tiranë

Pjesë e eventeve dhe “Axhendës së Javës” janë dhe eventet muzikore në një nga clubet më të mëdha në Tiranë, Folie Terrace.

Këtë të shtunë më 14 tetor, Dj më i “vjetër” i muzikës shqiptare që nga viti 1997, Aldo, ngjitet serish në skenën e Folie, për të miksuar hitet më të mira të momentit. Ai sjell episodin e radhës nga “Big at Big”, një seri shfaqesh muzikore që kanë mbushur clubin prej kohësh.

Një nga hitet e tij është padiskutim bashkëpunimi me Lorelën, “Don’t let me go” por gjithashtu edhe “Love for the summer”. Këto e të tjera, do të vijnë për ju vetëm ditën e shtunë.