Edhe Haradinaj kërkon përfshirjen e amerikanëve në bisedime

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka njoftuar për krijimin e një ‘platforme të re’ në bisedimet me Beogradin.

Ndërkohë, ai ka deklaruar se kushti i Prishtinës për bisedimet e ndërmjetësuara nga BE është që në tavolinë të jenë edhe përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara, përcjell Konica.al.

Sipas portalit serb Kossev, kjo platformë do të përgatitet nga ‘qeveria e Kosovës, në konsultime me ekspertët’, dhe do të shqyrtohet nga Kuvendi i Kosovës.

Ne nuk mund t’i vazhdojmë bisedimet nëse Amerika nuk është në tryezë”, ka thënë Haradinaj.

Sipas kreut të qeverisë, ‘Kosova ende nuk e ka qartësuar rolin e saj në dialogun e tashëm, dhe as atë çfarë dëshiron’.