Eros Grezda, një thesar që duhet mbështetet

Pas paraqitjes së mirë të mesfushorit shqiptar me tipare sulmuese, Eros Grezda, në ndeshjen me Italinë, mediat italiane vlerësojnë cilësitë e yllit në ngritje. Në një shkrim nga “Tuttomercatoëeb”, faqja italiane ngre në piedestal paraqitjen e 22-vjeçarit, dhe shkruan se disa klube nga Italia po shfaqin interes për të.

Shpërthimin e tij, Grezda e pati në moshën 20-vjeçare, me Lokomotivën e Zagrebit, ku në dy sezone shënoi 14 gola. Këtë verë ai u transferua tek Osijek, po në Kroaci, dhe ka një kontratë deri në vitin 2021. Trajneri i Osijek, shprehet se Grezda është një thesar dhe se ia vlen të mbështetet.

Shumë menaxherë nga Serie A janë afruar për futbollistin me origjinë nga Kosova, gjithsesi interesimin më konkret e ka shfaqur klubi i Crotones. Pas paraqitjeve të mira edhe me kombëtaren, karriera e Grezdës duket se mund të marrë një ngritje tepër të madhe.