Fjalor rruge në Kuvend/ Berisha-Ramës: Ngjan si një hale në një copë mëndafshi

Berisha ka marrë hak ndaj ofezave të Ramës, për fjalën “i rrjedhur”. Ai tha se kryeministri e shau pas shpine, ashtu siç ka fytyrën dhe karakterin.

Duke marrë fjalën për procedurë, Berisha tha: “Zotëria dje shau pas shpine, siç ka fytyrën dhe karakterin. Të shash nga karrigia e kryeministrit, nuk bën gjë tjetër veçse ngjet si një “hale në një copë mëndafshi”.

Pas përdorimit të fjalës “i rrjedhur” nga Rama, grupi parlamentar i PD-së kërkoi që Rama të përjashtohet për 10 ditë nga Kuvendi, por kërkesa u rrëzua nga kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.