Formacioni me yjet e Botërorit, mungon Cristiano Ronaldo

Nëse ditët e fundit ka qarkulluar formacioni me yjet e futbollit të mbetur jashtë Botërorit, sot është përpiluar top-formacioni me 11 yjet që marrin pjesë në “Russia 2018”.Lionel Messi, Neymar dhe Paul Pogba janë vetëm disa nga emrat që janë përfshirë në formacionin e lojtarëve më të mirë.

Skuadra si Brazili, Franca, Spanja, Gjermania dhe Argjentina e kanë siguruar të gjitha një vend në kompeticionin më të rëndësishëm të sportit më popullor në botë. Spanja dhe Gjermania, pa harruar Brazilin, e kanë prerë biletën për fazën finale të Kupës së Botës pa shumë vështirësi.

Por kjo nuk ka ndodhur për Messi-n me shokë, të cilët kanë vuajtur deri në minutën e fundit të ndeshjes së fundit të fazës eliminatore. Gjithsesi, Messi ka bërë detyrën në momentin më të vështirë të Argjentinës, me një tregolësh fantastik. Për çudinë e të gjithëve, mungon Cristiano Ronaldo. Ja formacioni më i mirë:

Ashtu si ish-shoku i tij i skuadrës Neymar, i cili ka formuar një treshe të frikshme me Philippe Coutinho dhe Gabriel Jesus, duke ndihmuar pesë herë kampionët e botës të shënonin 41 gola në fazën kualifikuese. Përveç realizimit të numrit më të madh të golave në eliminatoret e grupit të Amerikës së Jugut, Brazili ka qenë edhe skuadra që ka pësuar më pak gola, falë tre yjeve si Dani Alves, Thiago Silva dhe Alex Sandro.