Fyerje ndaj Berishës? Rama: E kam thënë nëpër dhëmbë!

Shumë tensione në seancën e sotme u shkaktuan nga opozita me pretendimin se kryeministri Edi Rama fyeu ish-kryeministrin Sali Berisha me fjalët “Ky ka rrjedhur”.

Gjatë një pronocimi për mediat Rama deklaroi se një gjë të tillë e ka bërë, por “nëpër dhëmbë”.

Ndër të tjera Rama tha: “Nuk do të lejojmë shkeljen e rregullores së Kuvendit. Kjo është një opozitë pa vizion dhe pa kokë. Ajo që po bën opozita është për të ardhur keq, është një çorodi totale, mungesë përgjegjësie, mungesë e të parit të të vërtetave të thjeshta që vijnë nga zgjedhjet e 25 qershorit, dhe mungesë e vullnetit për të ndërtuar një alternativë si opozitë. Por vazhdojnë me sjelljen e vjetër. Nuk kanë asnjë vizion, asnjë ide, asnjë program, asgjë për t’i ofruar këtij vendi”.