Gjobë për Skënderbeun e Lushnjën, 2 lojtarë dënohen me 5 ndeshje

Komisioni i Displinës në FSHF vijon me “dorën e rëndë” të gjobave ndaj klubeve, për shkak të sjelljeve të gabuar të tifozëve. Ndërkohë, dy futbollistë janë pezulluar me 5 ndeshje. Miraka i Luftëtarit dhe Dediç i Lushnjës sulmuan kundërshtarin pa top dhe e kanë pësuar nga Disiplina.

VENDIMET E DISIPLINËS

1.KF “Skënderbeu”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 65/1 dhe Nenin 66/1 te KDS, dënohet me gjobe ne masën 100,000 (njeqind mijë) Lekë.

2.KF “Lushnja”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 65/1 dhe Nenin 66/1 te KDS, dënohet me gjobe ne masën 100,000 (njeqind mije) Leke.

3.Lojtari i KF “Teuta”, Anel Dedic, për goditje ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të nenin 48/1.e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

4.Lojtari i KF “Luftëtari”, Festim Miraka, për goditje ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të nenin 48/1.e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

5.Lojtari i KF “Klosi”, Ermal Rizvani, për provokim të publikut me fjalë dhe gjeste, në bazë të nenit 53 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

6.Lojtari i KF ‘Internacional”, Maldin Mukaj, për sjellje jo sportive ndaj zyrtari të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1.a) të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

7.Lojtari i KF “Elbasani”,Mateo Allkja, për ofendime me gjeste dhe pështymje ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1.c) të KDS, dënohet me 24 (njëzet e katër) muaj pezullim nga aktiviteti.

8.Lojtari i KF “Elbasani”, Shamet Luta, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1.a) të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

9.Lojtari i KF “Elbasani”, Renato Hyshmeri, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1.a) të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

10.Lojtari i KF “Këlcyra”, Edgar Batha, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.d) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
11.Lojtari i KF “Elbasani” U-19, Geri Selimi,për dhunë ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 49/1.e) të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti

12.Lojtari i KF “Dinamo” U-19, Denis Xhuveli, për dhunë ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 49/1.e) të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti secili.

13.Lojtari i KF “Elbasani” U-19, Klevis Pali, për dhunë ndaj lojtarit kundërshtar , në bazë të Nenit 49/1.e) të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti secili.

14.Lojtari i KF “Dinamo” U-19, Ledjon Kocani, për dhunë ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 49/1.e) të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti secili.

15.Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF “Erzeni”, Ervis Kllari, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit prej 1 (një) ndeshje. Në bazë të nenit 33/4 të KDS, lojtari Ervis Kllari vendoset në provë për një periudhë 6 mujore.