Gjuriç ankohet se Prishtina nuk po i zbaton marrëveshjet

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriç ka takuar dje zyrtarin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Andrej Logar.

Siç njoftojnë mediat serbe, Gjuriç është ankuar se Beogradi nuk ka partner zbatues nga ana tjetër të marrëveshjeve të arritura gjatë dialogut me Prishtinën për muaj të tërë.

Sipas tij, Beogradi është i gatshëm të vazhdojë dialogun me Prishtinën dhe është i angazhuar vazhdimisht për zgjidhjen e të gjitha mosmarrëveshjeve, si dhe problemet e popullit serb në Kosovë, në mënyrë paqësore dhe demokratike.