Goditi me grusht, Luftëtari gjobit dhe pezullon portierin (Video)

Ajo që ndodhi në Gjirokastër sot në ndeshjen mes Luftëtarit dhe Kamzës ishte e turpshme dhe klubi bluzi gjirokastrit ka reaguar menjëherë. Portieri i Luftëtarit, Miraka, shkaktoi penalltinë në minutën e 91-të të takimit. Nuk ishte një 11-metërsh siç ndodh rëndom për ndërhyrje në zonë, por një veprim antisportiv ndaj kundërshtarit, pasi portieri goditi me grusht Raçiç pas asnjë kuptim dhe doli me karton të kuq. Ky episod  i dha fitoren Kamzës. Ndërsa Nunes reagoi ashpër në momentin e zëvendësimit, duke fyer trajnerin.

NJOFTIMI I KLUBIT TË LUFTËTARIT

“Klubi i futbollit Luftëtari, duke parë zhvillimet në takimin Luftëtari- Kamza, për sjellje të dhunshme në fushën e lojës, si dhe për sjellje të dhunshme ndaj shokëve në dhomat e zhveshjes, ka vendosur të gjobisë dhe pezullojë pa afat nga skuadra futbollistin Festim Miraka.

Gjithashtu, lojtari Fabrizio Nunes, për reagim ndaj zëvendësimit dhe fyerje të trajnerit, është ndëshkuar me gjobë dhe është pezulluar pa afat nga skuadra. Klubi i futbollit Luftëtari bën me dije se në ditët në vijim do të ketë të tjera zhvillime në skuadër. Luftëtari nuk toleron askënd që të nëpërkëmbë emrin e tij. Shumë shpejt skuadra do të rikthehet aty ku i takon.”