Gruevski ankohet para ambasadorëve perëndimorë për zgjedhjet

Kryetari i VMRO-DPMNE Nikolla Gruevski është takuar dje me ambasadorët e Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe vendeve të NATO-s, të cilëve u ka shprehur shqetësimin e tij për parregullsitë gjatë fushatës zgjedhore në Maqedoni.

VMRO-DPMNE, siç bën të ditur kumtesa për media, ka kërkuar që të ndalet shpërdorimi i institucioneve shtetërore me qëllim të ruajtjes së demokracisë, transmeton Konica.al.

“VMRO-DPMNE ka nënvizuar nevojën për mbajtjen e zgjedhjeve të drejta dhe demokratike, që kërkojnë angazhim të shtuar të institucioneve shtetërore. VMRO-DPMNE do të mbetet e përkushtuar për zgjedhje të të drejta dhe demokratike dhe për të krijuar një mjedis demokratik për të gjithë pjesëmarrësit në procesin zgjedhor”, thuhet në kumtesën e lëshuar për shtyp.