Harrojini buzët me botox, ja cilat janë buzët perfekte dhe si t’i keni ato

Puthja e përsosur? Rregulli i parë: duhet të keni buzë të buta, pa hijen e buzëkuqit, thatësisë ose plasaritjeve.

Nëse i keni ëndërr buzët e Angelina Jolie-s, duhet të dini se goja perfekte është ajo që duket “normale”: një studim i ri i kryer nga Universiteti i Kalifornisë ka nxjerrë proporcionin matematikor të buzëve ideale, të cilat, për fat të mirë, lidhen me efektin natyral dhe jo me atë që shihet në shumë yje të Hollivudit. Ne i kërkuam ekspertëve disa këshilla për të patur buzë të dëshirueshme për t’u puthur.


“Për të mbajtur buzë të buta, nuk duhet të harroni kurrë përdorimin e përbërësve ushqyes dhe riparues (veçanërisht në prani të ndryshimeve të klimës),” thotë Luigi Sutera, ekspert i imazhit dhe kozmetikës tek Diego Dalla Palma. Përbërësit me ingredientë bimorë, si gjalpë kakao dhe gjalpë shea. «Një tjetër këshillë bukurie: disa herë në javë jepini një pastrim të mirë me skrab buzëve tuaja. Kjo do të eliminojë lëkurën e thatë, duke lejuar që trajtimet e mëvonshme hidratuese të depërtojnë thellë dhe të veprojnë më mirë. Nëse pastrimi i përdorur është shumë i fortë, do të jetë e mjaftueshme për të bërë vetëm një trajtim në javë ose përndryshe do të rrezikoni t’i bëni ato më të thata”.

Bëjeni vetë skrabin tuaj në shtëpi
“Pastrimi i buzëve mund të arrihet lehtë edhe në shtëpi,” thotë eksperti. “Është shumë e thjeshtë dhe vetëm me disa përbërës që zakonisht nuk mungojnë në kuzhinë: sheqer dhe mjaltë, të bashkuara me pak vaj ulliri ekstra të virgjër. Do të përfitoni një përzierje perfekte për të pastruar, rigjeneruar dhe në të njëjtën kohë duke ushqyer buzët tuaja thellë.” Vetëm aplikoni me lëvizje të lehta rrethore, pastaj shpëlajeni me ujë të ngrohtë dhe buzët tuaja do të jenë prej mëndafshi.

Sutera shpjegon: “Aplikoni buzëkuq pa e ekzagjeruar me sasinë, duke e aplikuar pak nga pak. Nëse doni një rezultat preciz, është më mirë të përdorni furçën e buzëve”. Keni dyshime mes buzëkuqit mat dhe me shkëlqim? Eksperti thotë: “Zgjidhni matin vetëm nëse keni buzë të hidratuara në mënyrë perfekte ose përndryshe mund të nxjerrë në pah probleme antiestetike të buzëve të thata ose të plasaritura. Në rastin e fundit, është mirë të zgjedhësh buzëkuqët me shkëlqim, gjë që do ta bëjë problemin më pak të dukshëm, dhe do t’i japë më shumë volum”.

/vogueitalia