Igumenicë/ Kapen 16 pako me drogë

Policia greke ka sekuestruar një sasi lëndësh narkotike në portin e Igumenicës.

Droga u gjet sot në automjetin Mercedes-Benz në portin e Igumenicës në tentativë për të ikur në Itali.

Ka qenë qeni i policisë “K9”, që zbuloi midis sediljeve të pasme dhe portbagazhit 16 pako me 13 kg 950 gram marijuanë.

Automjeti vinte nga Shqipëria e drejtohej nga 63-vjeçari Edmond Gixhari nga Kavaja, me pasagjer Viaro Kukelin, 24-vjeç nga Tirana.