Ish-të përndjekurit tentojnë të futen në grevë, por policia u prish “planet”

12 ish- të përndjekur politikë kanë tentuar të ngrenë një çadër tek oborri i institutit të ish- të përndjekurve politikë, përballë Parlamentit për të zhvilluar një grevë urie.

Por, policia ka ndërhyrë duke mos i lejuar ish- të përndjekurit të ngrenë çadrën për realizimin e grevës së urisë me arsyetimin se nuk ka  në lejen përkatëse.

Greva e urisë ishte paralajmëruar pa afat, njësoj si në vitin 2012.