Itali/ Shkatërrohet banda e shqiptarëve

Një bandë kriminale në Itali është shkatërruar totalisht me arrestimin e dy anëtarëve të fundit.

Operacioni i policisë italiane i koduar “Il Casolare” nisi vitin e kaluar.

Mediat italiane bëjnë me dije emrat e shqiptarëve të përfshirë në bandë: Erald Avduli, lindur në Berat, 26 vjeç, Aurel Braho, 43 vjeç, Enkelejd Saliu, lindur në Fier, 28 vjeç, Artur Shabanaj, lindur në Fier, 32 vjeç, si dhe një shqiptar tjetër me iniciale H.L, 27 vjeç.

Avduli dhe Braho ishin të fundit që u arrestuan, dhe u dënuan me 8 vite burgim për trafik droge. Policia në Arrezo në 30 nëntor 2016, ku u gjetën 6 pako kokainë e pastër e fshehur në një fermë të braktisur në afërsi të varrezave në Cortona Creti.

Në atë kohë, hetuesit arritën të zbulonin tre shqiptarët Saliaj, Shabanaj dhe H.L, dhe brenda pak kohësh u rindërtua rrjeti i shitjes së kokainës.