Italianët: Strakosha pret më shumë se Buffon

Gianluigi Buffon është legjendë në Itali, kjo as që diskutohet dhe shpesh ai është vendimtar jo vetëm te Juventus, por edhe në kombëtaren italiane, ashtu siç ishte edhe ndaj Shqipërisë në ndeshjen në Shkodër. Por në total, portieri shqiptar i Lazios, Strakosha, gjatë këtij sezoni ka pritur më shumë se legjenda Buffon.

Në një analizë për ndeshjet e rëndësishme të kësaj jave, por edhe kampionatin në tërësi, shtypi Italian,kryesisht “La Gazzetta Dello Sport”, ka pasur në fokus portierët më të mirë në Serie A. Në sfidën Juventus-Lazio përballen monumenti kombëtar i Italisë, Gigi Buffon dhe portieri shqiptar Thomas Strakosha.

Shqiptari i Lazios i ka ngjitur me shpejtësi shkallët e hierarkisë, brenda pak muajsh. Në derbin e Milanos përballen Handanoviç dhe Donnarumma. Ajo që bie në sy në këtë analizë ka të bëjë me faktin se Strakosha bën më shumë pritje se Buffon gjatë ndeshjeve. Italianët i thurin elozhe Strakoshës, duke e konsideruar një portier me shumë të ardhme.