Ja cila është kura bio kundër tumoreve!

Sipas një studimi që Shoqata Amerikane e Biologjisë së Qelizave ka bërë, lëngu i shegës mund të konsiderohet një armë e fuqishme kundër kancerit.

Nga analizat e kryera, u pa se qelizat kancerogjene të trajtuara me lëngun e shegës treguan rënie në numrin e tyre.

Vlerat ushqyese dhe terapeutike të shegës janë të mëdha, për kurimin e sëmundjeve të tjera. Përveçse të qenurit terapeutik, gjithashtu është dhe një antitumor i fuqishëm. Kjo karakteristikë vjen nga avonoidetfenilpropanoidëtacidet hidrobenzoike dhe acidet yndyrore, të cilat i ka me tepri.

Është gjithashtu një antioksidant i fuqishëm dhe ndihmon për mbrojtjen e shëndetit dhe arterieve të zemrës, si dhe ndikon pozitivisht në metabolizëm. Shega është një burim i pasur i vitaminës A, C, E dhe Vitaminave të grupit B.Si një frut i pasur me ujë dhe përmbajtje të lartë kaliumi, e bëjnë atë një ushqim të dobishëm për të pastruar trupin.

Lëngu i shegës, sipas kërkimeve, është shumë toksik për qelizat e kancerit. Shega është njëherësh dhe një burim i pasur i acidit ellagik, (një substancë që është zbuluar kohët e fundit nga kërkimi ku përfshiheshin manaferrat, luleshtrydhet dhe arrat). Është pikërisht ky acid që vret qelizat tumorale. Gjithashtu kujtojmë se shega është një frut që të rinon, të dobëson dhe përmirëson jetën në çift!

Si ta përgatisni lëngun e shegës?

Receta

Përbërësit:

Ju nevojiten 4-5 shegë.

Përgatitja:

Hapi i parë është heqja e lëkurës dhe grumbullimi i kokrrave në një enë. Nuk rekomandohet shtrydhja e shegës bashkë me lëkurën e bardhë sepse e bën lëngun më të hidhur!  Nëse dëshironi, mund të shtoni dhe fruta të tjera. Një kokërr shegë përmban të paktën 75 kalori, ndërsa në 100 gram lëng ka rreth 65 kalori. Një tjetër mënyrë për të marrë të gjitha përfitimet e shegës është ta pini atë në formë çaji. /Shije.al