Ja si Neymar mund të marrë “Topin e Artë” vitin tjetër

Të gjithë bien dakord se Messit dhe Cristiano Ronaldos është e vështirë t’ua marrësh “Topin e Artë”. Këtë vit jo e jo, pasi portugezi është favorit absolute. Megjithatë, braziliani Neymar ka një plan dhe është në rrugën e duhur për t’u bërë një nga lojtarët më të mirë në botë. Ylli i PSG nuk është shumë i shqetësuar për “Topin e Artë” këtë vit, pasi e di mirë ku shkon,  por ai mendon për atë që do të jepet pas Kupës së Botës.

Sipas “Do Balon”, Neymar ka vënë në shënjestër Kupën e Botës dhe, nëse e fiton atë, duke qenë protagonist në Rusi, “Topi i Artë” do të ishte padyshim i tiji. Një nga pengesat për realizimin e këtij objektivi mund të jetë Lionel Messi. Argjentinasi ka zënë faqet kryesore të mediave sportive të të gjithë botës, pasi ka kualifikuar Argjentinën në Kupën e Botës me tre gola kundër Ekuadorit dhe, nëse “Albiceleste” do të fitojë Botërorin, Ronaldo dhe Neymar mund ta konsiderojnë veten jashtë garës.