Ju kanë thënë se uthulla e mollës është e mirë: Por ja çfarë ju kanë mbajtur të fshehtë

Pothuajse të gjithë kemi dëgjuar për përfitimet nga uthulla e mollës. Shumë blogere dhe faqe interneti të specializuara për kujdesin e lëkurës, apo edhe për kujdesin shëndetësor, e kanë shpërndarë këtë lajm, por edhe mjekët ndoshta mund t’ju kenë përmendur diçka lidhur me këto përfitime.

Por, ja çfarë jua kanë mbajtur të fshehur lidhur me uthullën e mollës.

I bën mirë lëkurës dhe flokëve. Nëse ju keni probleme me lëkurën ose flokët, ju nuk duhet të shqetësoheni më. Ju duhet vetëm të shkoni të blini një shishe uthull molle ose ta bëni vetë në shtëpi. Uthulla e mollës mund të përmirësojë shëndetin e flokëve tuaj dhe të lëkurës, por edhe probleme të tilla si: Psoriasis, Puçrra fytyre, Flokët e thatë, Flokë me shumë yndyrë, Lehtëson diegiet nga dielli

Përgatitja:

Kombinoni në sasi të barabarta uthull molle me ujë dhe me anën e një pambuku vendoseni këtë përzierje në lëkurën tuaj. Ajo do të balancojë nivelet e pH në lëkurën tuaj, uthulla e mollës do të përshpejtojë procesin e shërimit dhe do të parandalojë problemet në lëkurë.

Pas depilimit:

I keni parasysh ato njollat e kuqe ose gungat e vogla të kuqe në këmbë apo nën sqetulla? Ato duken shumë të shëmtuara; ju mund ta zgjidhni këtë çështje shumë thjesht. Merrni një pambuk dhe zhyteni në uthull molle. Vendoseni në zonën e acaruar. Ajo do ta zbusë lëkurën tuaj, falë efekte anti-inflamatore.

Më shumë energji

Në qoftë se ju ndiheni të lodhur, të ngadaltë dhe të rraskapitur, mos ju drejtoni një filxhani kafeje. Në vend të tij, përzieni një filxhan uthull molle dhe një gotë ujë të ftohtë. Pijeni atë dhe do të ndieni se niveli i energjisë do të rritet ndjeshëm.