Kapet 34-vjeçari që i vodhi celularin shtetases polake

Një person i shpallur në kërkim për “vjedhje”, është kapur nga blutë e Sarandës. Elton Baho, 34-vjeç, dyshohet se i ka vjedhur një aparat celular një shtetaseje polake.

Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim prej policisë, për veprën penale “Vjedhja”, pasi më datë 08.10.2017, në lagjen ”Nr.1”, në Sarandë, dyshohet se i ka vjedhur aparatin celular tip ”Samsung J5” shtetases polake, K.S.M.B, 47-vjeçe.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme.