Kosova gjen rival për një miqësore në nëntor

Pas mbylljes së ndeshjeve eliminatore për Botërorin “Rusi 2018”, detyra e parë e drejtuesve të Kosovës është të gjejnë trajnerin e ri, i cili do të zëvendësojë Albert Bunjakin tashmë të larguar. Ndërkohë, drejtuesit e Federatës Kosovare të Futbollit kanë gjetur kundërshtar për një miqësore.

Ndeshja do të zhvillohet më datë 13 nëntor në stadiumin e Mitrovicës. Eshtë Letonia skuadra, me të cilën Kosova do të luajë miqësoren e parë zyrtare pas eliminatoreve të Botërorit. Tani me interes pritet çështja e trajnerit të ri, teksa në listë janë 50 emra, madje edhe Fatih Terim i Turqisë është lakuar.