Kryemadhi: Çdo ditë e më shumë po shkojmë drejt një diktature!

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion”, ka kritikuar në mënyrë të ashpër kryeministrin Edi Rama lidhur me fyerjen ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha gjatë seancës së sotme plenare.

Kryemadhi ndër të tjera ka deklaruar se çdo ditë e më shumë po shkojmë drejt një diktature.

“Ruçi është aty vetëm për të zbatuar rregulloren. Arroganca që vjen si rezultat i euforisë që u është krijuar nga bandat dhe krimi. Sjellja e zotit Ruçi tregon se si është i kapur ky shtet. Çdo ditë e më shumë po shkojmë drejt një diktature”, u shpreh Kryemadhi.