Kryemadhi ia kthen “borxhin” Ramës: Do flas si motra e madhe. Tollumbi po të hyri, nuk të del më!

Duke ironizuar me Ramën i cili dje e ka cilësuar LSI-në si motrën e përbashkët që ka me PD-në, sot Monika Kryemadhi me të marrë fjalën në Kuvend tha se po fliste si motra e madhe.

“Po flas si motra e madhe. Krimi e ka kapur këtë vend…Tollumbi i krimit po të hyri, nuk të del më. Ata që për zgjedhje i përdori si miq e si shokë tavolinash, sot të kërkojnë haraç”, tha Kryemadhi.