Kryemadhi: Rama si Kim-Jong, Meta njësoj si Ruçi

Sa i takon situatës së tensionuar në Kuvend, përmes një lidhje telefonike për emisionin “Opinion”, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, është shprehur se po rakordohen me PD-në lidhur me këtë çështje. Me tone të larta, ajo tha se karrigia nuk është e z. Ruçi dhe se vendi po shkon drejt një diktature.

“Nga deputetët kërkohet fjala për procedurë. Ai nuk zbaton rregulloren. Të njëjtën gjë bëri Ruçi dhe me zotin Vasili.

Karrigia nuk është e zotit Ruçi. Ky është dhe kryeministri që të kujton dhe Kim–Jong. Ne po shkojmë drejt një diktature.

Ilir Meta ka bërë më shumë gabime se Ruçi, se njësoj janë. Opozita fjalën ka, nuk ka gjë tjetër.

Kriminelëve nuk u vjen mirë kur i shan. Edi Rama është një rrezik kombëtarë dhe një rrezik rajonal. Kjo është këmbanë alarmi për çdo shqiptarë”, tha Kryemadhi.