Kryemadhi si Basha, nxjerr fotot: Ja darkat e Ramës dhe Tahirit me kriminelët

Pas Lulzim Bashës, edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka publikuar disa foto, ku sipas saj tregohen drekat dhe darkat që Edi Rama dhe të afërmit e tij konsumojnë me kriminelët e kërkuar nga policia.

Sipas saj, në këtë foto, shikohet të jetë Sajmir Tahiri dhe Edi Rama që kanë dalë krah të kriminelëve.

“Të gjithë do të bashkëpunojmë me një front të hapur. Unë kam një front të hedhur në “Facebook” dhe i lutem regjisë ta publikojë. Mund ta dijë çfarë do Rama dhe Tahiri që shikohen të rrethuar me kriminelë” tha Kryemadhi.