Kryeministri Haradinaj dënon sulmin ndaj gazetarit Kajtazi

Kryeministri Ramush Haradinaj ka dënuar sulmin ndaj gazetarit të portalit ‘Insajder’ Vehbi Kajtazi.

Ai ka thënë se është njoftuar për këtë sulm gjatë kohës sa po mbahej mbledhja e kabinetit qeveriar.

“Kjo është e papranueshme dhe është e dënueshme prej qeverisë së vendit. Vërtet e dënojmë një akt të tillë të sulmit fizik, jo vetëm mbi Kajtazi, por mbi çdo gazetar. Si qeveri jemi zotuar për një bashkëpunim me media, për të qenë transparent dhe për ridhënë mundësi fjalës së lirë, dhe mendimit të lirë pikëpamjeve të secilit”, ka deklaruar kryeministri i vendit.

Përndryshe, gazetari Vehbi Kajtazi u sulmua sot rreth orës 14:30 në një nga lokalet e kryeqytetit.