Kukësi e zgjidh për 2 minuta, barazim në Shkodër, surprizon Kamza (Video)

I kanë mjaftuar vetëm dy minuta në pjesën e dytë, mes minutës 58’ dhe 60’, njëherë me Gurin dhe më pas me Aljev, dhe Kukësi ka fituar pastër 0-2 në Lushnjë, duke larguar fantazmat e humbjes me Skënderbeun. Një fitore që i ngjit kampionët në kuotën e 10 pikëve dhe verilindorët duket se do të jenë ata që do të konkurrojnë Skënderbeun në luftën për titull, ashtu siç kanë bërë vitet e fundit. Ndërsa Lushnja, as me rikthimin në fushën e vet, nuk arrin të marrë fitoren e parë në kampionat dhe mbetet në fund me dy pikë.

Lushnja – Kukësi  0-2

Guri 58′, Alijev 60′

Lushnja: Spaho, Ruço, Xhafa(zv. Byzhyti 22′), Marku, Mone, Branica(zv, Meto 45′), Gava, Papa, Pepa, Canka(zv. Bejte 48′), Sefa. Trajner: Artan Bano.

Kukësi: Koliçi, Hallaçi, Hoxha, Alla, Rrumbullaku, Et’hemi(zv. Imami 88′), Musolli (zv. Bakaj 46′), Kërkotiç, Kale(zv. Shtubina 75′), Guri, Alijev. Trajner: Mladen Milinkoviç.

Gjyqtarë: Eldorjan Hamiti

Kartonë të verdhë: Byzhyti / Et’hemi

Kartonë të kuq: Spaho 46′

Ndërsa ndeshja në Shkodër mes Vllaznisë dhe Flamurtarit është ndarë në barazim 1-1. Kështu, Flamurtari ka surprizuar fillimisht shkodranët, teksa Bushiç shënon në minutën e 16-të. Malazezi i ekipit vlonjat shënon golin e katërt këtë kampionat, duke kryesuar listën e shënuesve më të mirë. Në limitin e pjesës së parë kuqeblutë marrin një penallti të dyshimtë dhe Gocaj e kthen në gol. Në pjesën e dytë, pavarësisht luftës sportive, nuk është shënuar.

Vllaznia-Flamurtari  1-1

Gocaj 45’ (11-m) / Bushiç 17’

Vllaznia: Sherri, Gocaj, Pjeshka, Orelesi, Marku, Tafili, Bardulla, Hasani, Çinari (Kalaja 75’), Lika, Ribaj (Kruja 66′). Trajner: Armando Cungu.

Flamurtari: Nurkoviç, Siljanovski, Bicaj, Jakovljeviç, Mersini, Useini, Sidibe, Pollozhani (Hyseni 57′), Jufo (Camara 64′), Alves, Bushiç. Trajner: Shpëtim Duro

Gjyqtarë: O.Sokoli, E.Doda, A.Koçiaj

Kartonë të verdhë: Mersini 21′, Jufo 45′

Ka surprizuar Kamza në Gjirokastër, teksa ka fituar 1-2. Miqtë, edhe për pjesën më të madhe të lojës kanë qenë me 10 vetë, kanë shënuar në fund të takimit me penallti dhe kanë marrë 3 pikë me vlerë. Fillimisht shënoi serbi Raçiç për Kamzën në 16’, por në minutën e 32-të kroati Fustar ndëshkohet me të kuq. Luftëtari barazon me Bregun në pjesën e dytë, ndërsa në limitin e takimit, miqtë shënojnë me penallti, është Raçiç që i jep fitoren e parë në kampionat ekipit të Kamzës.

Luftëtari-Kamza 1-2

Bregu 62′ / Raçiç 16′, 94′ (11-m)

Luftëtari: Miraka, Toledo, Beqiri, Rapa, Rapo, Aleksi, Ramadani, Rroca (Xhino 77′), Bregu, Lamçja (Pergjini 59′), Nunjez (Abazaj 52′). Trajner: Daniel Fernandez.

Kamza: Halilaj, Idrizaj, Fustar, Kuqi, Neziri, Fukui, Arrabal, Zefi (Frashëri 67′), Imeri (Rezi 59′), Mumajesi (Ymeri 46′), Raçiç. Trajner: Ramadan Ndreu.

Gjyqtar: Emirjon Sino

Kartonë të verdhë: Nunjez 18′, Rroca 53′, Aleksi 64′ / Arrabal 11′, Neziri 31′

Kartonë të kuq: Miraka 91′ / Fustar 32′

Standings provided by Sofascore LiveScore