Kuvendi mban një minutë heshtje në nderim të Dritan Priftit

Kuvendi e ka nisur seancën e sotme me mbajtjen e një minute heshtje, në nderim të kujtimit të ish-ministrit, Dritan Prifti, ndarë nga jeta pasditen e djeshme, nga një sëmundje e rëndë.

Sot, atij i jepet lamtumira e fundit. Mësohet se sot do të mbahen homazhe tek Muzeu Kombëtar nga ora 10:00, deri në 12:00, ndërkohë që trupi i pajetë i ish-ministrit do të përcillet për në banesën e fundit në Shish-Tufinë.

Bëhet e ditur se varrimi i Priftit do të zhvillohet në orën 13:00.