Flamur Noka përjashtohet 10 ditë nga Kuvendi

Pas mbylljes së Byrosë së Kuvendit, u publikua lajmi që deputeti demokrat Flamur Noka do të përjashtohet 10 ditë nga Kuvendi.

Gjatë mbledhjes në fjalë u diskutua kërkesa e deputetëve të Partisë Socialiste për përjashtimin me 10 ditë të deputetit demokrat Flamur Noka nga punimet e Kuvendit.

Edhe deputetët opozitarë të PD-së dhe LSI-së kërkuan përjashtimin e kryeministrit Rama, me pretendimin se kishte fyer ish-kryeministrin Sali Berisha, por kjo kërkesë nuk u miratua.