Lamtumirë, DRITAN!

Vetë Dritan Prifti deklaroi në muajin maj të këtij viti se ishte në betejë të vazhdueshme me një sëmundje të rëndë, gjë e cila e privoi atë edhe nga fushata elektorale për zgjedhjet e 25 qershorit. Ai kishte thënë se prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë në gjak, e quajtur “Leuçemi Akute”.

Dritan Prifti lindi më 27 gusht 1968 në Berat. Në këtë qytet ai mori dhe arsimin fillestar. Më pas Prifti do të transferohej me studime në një prej universiteteve më të njohur në botë, siç është ai i Harvardit.

Dritan Prifti do të ishte nga të paktët studentë shqiptarë që do të rikthehej në Shqipëri, në vitin ’97. Vetëm 3 vite më vonë, ai do të angazhohej në politikë, ku do të dallohej në radhët e Partisë Socialiste.

Në periudhën e viteve 2001-2002 ai ishte drejtor i përgjithshëm i njërës prej koorporatave më të rëndëishme në vend, siç ishte KESH.

Në rolin e drejtorit të KESH ai u dallua për aftësi të larta menaxheriale, të cilat më pas do ta katapultonin në mesin e figurave më të spikatura të Partisë Socialiste.

Më shumë ai do të afirmohej në vitin 2005, ku u bashkua me Ilir Metën në lëvizjen Socialiste për Integrim dhe do të rreshtohej kundër Nanos. Me krijimin e LSI, për 6 vite me radhë Dritan Prifti do të ishte një nga figurat më të larta të kësaj force politike.

Kulmin e tij, Dritan Prifti do e arrinte në vitin 2009, kur pas zgjedhjeve të përgjithshme, ai do të bëhej kumbari i një marrëveshje historike PD-LSI. Për gati 2 vite me radhë, ai do të mbante postin e ministrit të Energjitikës. Fill pas largimit të Metës dhe themelimit prej tij të LSI-së, Dritan Prifti ishte një ndër krerët e kësaj force.

Ai do vihej në epiqendër të zhvillimeve politike pas 28 qershorit, ditës së zgjedhjeve në 2009, ku u bë “kumbar” i një aleance mes Berishës e Metës për të qeverisur bashkë për 4 vjet.

Në vitin 2011, Dritan Prifti do të largohej nga Ministria e Energjitikës.

Më vonë, në 2011 ai u bë kryefjala e gjithë mendiave pas skandalit të përgjimit të videos me Ilir Metën ku edhe iu desh të paraqitej në Prokurori.

Pas vitit 2013, Dritan Priti do të largohej nga politika aktive, si pasojë edhe e sëmundjes së rëndë nga e cila ai vuante.